KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Vullkani në Indonezi i merr jetën 7 personave
vullkani

Vullkani në Indonezi i merr jetën 7 personave

Shtatë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një vullkani në perëndim të Indonezisë. Viktimat ndodheshin në një zonë, e cila u shpall e pasigurt për shkak të afërsisë së saj me malin Sinaburg, ku shpërtheu vullkani. Sasia e madhe e tymit dhe hirit po i pengon operacionet e shpëtimit. Ky vullkan ka qenë i fjetur për 4 shekuj para se të shpërthente në vitin 2010. Një tjetër shpërthim në vitin 2014, u mori jetën dhjetëra njerëzve.