KRYEFAQJA » LAJME » Vullnetarët pastrojnë bregdetin shëngjin-velipojë
Vullnetarët pastrojnë bregdetin shëngjin-velipojë

Vullnetarët pastrojnë bregdetin shëngjin-velipojë

Korpusi i vullnetarëve ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e zonave turistike nga mbetjet duke e përqëndruar punën në bregdet dhe rërën e plazheve. Aksionin e tyre të përvitshëm e kanë nisur nga Shëngjini. Në bashkepunim edhe me Njësinë Administrative, anëtaret e këtij korpusi kanë larguar mbetjet e krijuara gjatë dimrit në një gjatësi prej 5 km në zonën e Kunës.

I janë bashkuar vullnetarisht aksioneve për pastrimin e zonave turistike, edhe të rinjtë të cilët kërkojnë ndërgjegjësimin e vetë banorëve dhe pushuesve në këto zona.

Mbetjet e grumbulluara nga vullnetarët e korpusit, janë larguar drejt landfillit, prej makinerive të firmës sipermarrëse të pastrimit. Edhe Bashkia e Shkodrës, ka ndërmarrë një iniciative për të pastruar plazhin e Velipojes nga mbetjet e shumta të sjella gjatë vitit. Plazhi i Velipojës është një nga zonat më të frekuentura të Shqipërisë gjatë sezonit të verës. Përfaqësuesit e Bashkisë shprehen se pastrimi bëhet për të sensibilizuar qytetarët e shumtë që e frekuentojnë këtë zone dhe që duhet ta mbajnë pastër dhe se ky aksion do të vazhdoje gjatë gjithë javës.