KRYEFAQJA » LAJME » Willems: Do t’ju ndihmojmë në rrugën drejt BE-së
kosove

Willems: Do t’ju ndihmojmë në rrugën drejt BE-së

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është marrëveshja e parë kontraktuale që Kosova ka me BE-në, dhe si e tillë kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për Kosovën. Kështu tha Geri Willems, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës. Këto komente, ambasadorja e Holandës i bëri sot në tryezën e organizuar nga ambasada që përfaqëson, në bashkëpunim me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Prishtina Institute of Political Studies. Ajo tha se kosovarëve askush nuk i ka premtuar një kopsht me trëndafila, andaj ajo dha mesazhin se duhet punuar në realizimin e rrugës evropiane. “Me theks të veçantë prioriteti në Kosovë është në rrugë të përafrimit me Evropën dhe në fjalë tona zbatimi i MSA-së, që për momentin është i një rëndësie shumë të veçantë dhe që duhet t’ju sqarohet edhe qytetarëve se çka përbën dhe çka përfitojnë ata. A do të ketë më shumë punë, a do të ketë shëndetësi më të mirë, këto janë prioritete tona. Kosova ka filluar zbatimin e MSA-së, e cila është në fakt marrëdhënia e parë kontraktuale zyrtare në dialogun politik mes Kosovës dhe BE-së. Por Kosova nuk është vetëm në këtë rrugë, BE në tërësi, por edhe shtetet individuale, do ta ndihmojnë Kosovën”, tha Willems.