KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Wiwibloggs për Eneda Tarifën: Kjo është performanca më e mirë që kemi dëgjuar
shqiperia, provat, provat e para, eurovizion, eneda tarifa, fairytale, first rehersal

Wiwibloggs për Eneda Tarifën: Kjo është performanca më e mirë që kemi dëgjuar

Wiwibloggs, faqja më e madhe e ndjekësve dhe dashamirësve të Eurovizionit, ka vlerësuar me nota pozitive prezantimin e parë të këngëtares shqiptare, Eneda Tarifa, gjatë provave për spektaklin. Shkrimi në faqen e tyre zyrtar vijon si më poshtë:

“E mrekullueshmja Eneda Tarifa nga Shqiperia ka përfunduar dje provat e para të këngës së saj “Fairytale” në skenën e Eurovizionit. Delegacioni shqiptar ka menduar për një prezantim mjaft të thjeshtë këtë vit. Eneda këndon gjatë 3 minutave në qëndër të skenës, pa shumë lëvizje dhe grafikat pas saj kanë ndryshime minimale.

Prezantimi fillon me kameran e fokusuar tek Eneda. Teksa kamera largohet, ekrani LED mbushet me grafika blu, të cilat sfumohen dhe në ngjyrë ari nga mesi i këngës …dhe kaq! Pjesa më e bukur e performancës ishte vokali i Enedës gjatë këndimit live. Deri tani, kjo është performanca më e mirë që kemi dëgjuar dhe ajo ia doli më së miri. Eneda i arrin notat e larta me lehtësi e saktësi, dhe qëndron në skenë me një vetbesim të paparë!

Kualifikimi në natën finalë për Shqipërinë është sfidë. Teksa shorti ka vendosur që ajo të jetë e vendosur midis Belgjikës dhe Gjeorgjisë – ky vende pretendente – mund të jetë në disavantazh të Enedës. Por ajo duhet të jetë krenare për paraqitjen dhe për vokalin e saj në veçanti”, shkruan Wiwibloggs, faqja më e madhe e ndjekësve dhe dashamirësve të Eurovizionit.