KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » WIZZAIR së shpejti në Shqipëri
WIZZAIR së shpejti në Shqipëri

WIZZAIR së shpejti në Shqipëri

Kompania ajrore hungareze me kosto të ulët WIZZAIR, pritet të fillojë fluturimet në linjën Budapest-Tiranë-Budapest në muajin prill të vitit të ardhshëm. Memorandumin e bashkëpunimit u nënshkrua nga Ministri i Zhvillimit Kombëtar hungarez, Miklós Seszták dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, i cili gjendet në Budapest për një vizitë. Zoti Dervishaj tha se ardhja e kompanisë me kosot të ulët për fluturimet Budapest-Tiranë dhe anasjelltas, është zhvillim shumë pozitiv për shqiptarët, që mund ta përdorin më tej Budapestin për të shkuar në destiacione të tjera. Fillimi i fluturimeve do të hapë edhe më shumë tregun shqiptar dhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të biletave, shtoi ministri shqiptar. Rivendosja e një linje ajrore mes dy shteteve, përveç ndikimit pozitiv që do të ketë në sektorin turizmit, zgjeron mundësinë për shkëmbimet tregtare.
Ministri Dervishaj sugjeroi që Aeroporti i Kukësit, aeroporti i dytë më i madh në Shqipëri të shikohet me prioritet nga WIZZAIR. “Do të doja të shikonim hapësirën që kompania ajrore WIZZAIR, të vijë dhe të operojë direkt, qoftë dhe me konçesion këtë aeroport”, tha ministri shqiptar i transportit dhe infrastrukturës.
Ministri i Zhvillimit Kombëtar hungarez Miklós Seszták, e quajti historike nënshkrimin e memorandumit, pasi sipas tij, të dyja palët fitojnë dhe më e rëndësishmja, përfitojnë qytetarët. Ai mirëpriti edhe propozimin për një përfshirje të mundshme të kompanisë WIZZAIR në Aeroportin e Kukësit.
Temë e bisedës Derishaj- Seszták ishte dhe bashkëpunimi në sektorin detar dhe atë hekurudhor.