KRYEFAQJA » LAJME » “www.pyetshtetin.al” portali më i ri në funksion të informimit të publikut
1

“www.pyetshtetin.al” portali më i ri në funksion të informimit të publikut

Transparencë, përgjegjshmëri dhe pjesmarrje, e drejta kushtetuese për informim e publikut, ishte kryefjala e konferencës “Për të drejtën e informimit”, me një pjesmarrje të gjerë të përfaqësuesve të institucioneve qëndrore e vendore e sistemit të drejtësisë. Në prezantimin e portalit më të ri, Pyet shtetin.al – si dhe analizën e zbatimit të ligjit, Komisioneri Dervishi organizator dhe koordinator i konferencës theksoi domosdoshmërinë e ndryshimin e mentalitetit dhe mënyrës së qeverisjes .

Një nga elementet e demokracisë funksionale është qasja e autoriteteve ndaj publikut, si një nga detyrimet integruese theksoi Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj .Zbatim më të mirë të ligjeve vë theksin Andi Dobrushaj, Drejtori Ekzekutiv i Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, mbështetese e organizimit.Ai tha se ” Demokracia e një vendi mbaron pas dyerve të shtetit. Ligjet janë të mira por të pazbatuara. Koordinatorët të njihen më mirë nga publiku. Ministrja e shtetit për Inovacionin Harito, si koordinatore kombëtare e Planit Kombëtar për qeverisje të hapur, foli për një dyfishim të angazhimit institucional. Ajo prezantoi ofrimin Call Center – it Unik kombëtar, si një nga shërbimet e reja në vijim.

Portali Pyet shtetin.al, përfaqëson mundësinë e marrjes së informacionit publik, konsultimit të programit të transparencës si dhe rregjistrin kombëtar të kërkesave.