KRYEFAQJA » LAJME » Xhafa: PD po luan teatër të turpshëm
Xhafa: PD po luan teatër të turpshëm

Xhafa: PD po luan teatër të turpshëm

Deputeti socialist Fatmir Xhafa, kreu i komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, ka akuzuar PD e opozitës se po luan një teatër të turpshëm, në tentativat e saj për të bllokuar reformën. Zoti Xhafa doli afër mesnatës në një prononcim para mediave dhe tha se ajo çka kërkon PD nuk është korrekte. Ai tha se projekti është sipas Komisionit të Venecias dhe se parlamenti ditën e enjte mund të procedojë normalisht. Shpresoj që nesër të jetë një ditë e re, tha zoti Xhafa.

Më parë bashkëkryetari  i komisionit, deputeti demokrat  Oerd Bylykbashi, deklaroi se votimi i reformës në drejtësi të enjten në Parlament është i pamundur për shkak të mosdakordësisë për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të 4 organeve të drejtësisë, ndërsa bëri përgjegjëse PS.

Deputetët demokratë dhe ata të LS pritën gjatë për mbledhjen e komisionit e cila nuk u zhvillua.