KRYEFAQJA » LAJME » Xhafa: Të amendohet Vettingu? Propozimi i Bashës absurd!
Xhafa: Të amendohet Vettingu? Propozimi i Bashës absurd!

Xhafa: Të amendohet Vettingu? Propozimi i Bashës absurd!

Propozimi i kreut të opozitës Lulzim Basha që Ligji për Vettingun të amendohej nga PS dhe PD, e më pas të hynte menjëherë në fuqi, nuk është mirëpritu nga maxhoranca. Kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se kërkesa e zoti Basha është absurde dhe se PD po kërkon ta kthejë Reformën në Drejtësi në një pazar politik.
“Gjëja më absurde që kisha dëgjuar ndonjëherë në jetën time parlamentare që kjo mazhorancë dhe kjo opozitë, domethënë partitë politike paskan fuqi të zhbëjnë dhe Gjykatën Kushtetuese” tha zoti Xhafaj. “Nuk arrij dot ta kuptoj fare as kryetarin e PD dhe as vetë PD e cila nuk mori pjesë në debatin për projektligjine e vettingut, nuk u angazhuar fort për gjërat që ajo parashtroi sipas pikëpamjes së saj” kujtoi ai. “Çështja është në Kushtetuese, pavarësisht se unë kam qenë dhe mbetem aspak i bindur me vendimin e Kushtetueses për ta pezulluar vazhdimin e procesit të ligjit të vettingut. Gjithësesi respektoj institucionet kushtetuese në këtë vend dhe ne po presim me qetësi atë që është konsideruar çelësi i zgjidhjes ose qëndrimit që do të duhet të mbajë Kushtetuesja, opinionin e Venecias që javën e ardhshme do të jetë publik” tha Kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.