KRYEFAQJA » LAJME » Xhafaj, opozita e shikon reformën në drejtësi si një çiflig partie
Xhafaj, opozita e shikon reformën në drejtësi si një çiflig partie

Xhafaj, opozita e shikon reformën në drejtësi si një çiflig partie

Reforma në Drejtësi vijon të jetë në qëndër të debateve në sallën e parlamentit. Deputeti demokrat Sali Berisha tha se reforma është jetike për vendin, por akuzoi qeverinë se ka përjashtuar opozitën prej saj.

Por në përgjigje të tij, kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, tha se opozita e shikon këtë reformë si një çiflig partie, duke shtuar se ka disa njerëz që nuk e duan reformën në drejtësi, por për arsye personale.

Xhafaj ka sqaruar edhe çështjen e vetingut, duke thënë se ajo është pjesa më e vështirë e Reformës në Drejtësi.

Më herët Konferenca e kryetarëve ka vendosur që javën e ardhshme të fusë në kalendarin 6-javor të punimeve të Kuvendit, draftin e Reformës në Drejtësi.