KRYEFAQJA » LAJME » Xhentilioni: BE gati për negociata me Shqipërinë
Xhentilioni: BE gati për negociata me Shqipërinë

Xhentilioni: BE gati për negociata me Shqipërinë

“Shtetet anëtare të Bashkimit Europian janë gati për të nisur në dhjetor negociatat për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E kjo do të bëhet më datë 15-16 dhejtor me rastin e samitit të krerëve të shtetit e të qeverive të vendeve anëtare”. Lajmi është dhënë nga ministri i Jashtëm italian Paolo Xhentiloni, pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel. “Sot në mëngjes patëm një takim të rëndësishëm të kërkuar nga Italia e Austria, me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në këtë takim u konstatua konsensusi i të gjitha vendeve anëtare që Këshili i Europës t’i jap rrugë nisjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE”, citohet të ketë thënë ministri Xhentilioni. Sipas tij “bëhet fjalë për një sinjal të rëndësishëm në një moment kur Europa ka nevojë për konfirmim të aftësive të saj gjithëpërfshirëse”. “Fakti që ekzistojnë kushtet për diskutime me qeverinë e Tiranës, është një sinjal i mirë” tha ministri i jashtëm italian Paolo Xhentilioni.