KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhezon Katz “Vendi me maxhorancë muslimane tërheq interesin perëndimor për stabilitetin evropian”

Xhezon Katz “Vendi me maxhorancë muslimane tërheq interesin perëndimor për stabilitetin evropian”

Xhezon Katz në analizë- opinion të publikuar në Uashington Times me titull “Vendi me maxhorancë muslimane tërheq interesin perëndimor për stabilitetin evropian” vlerëson rolin e kryetarit të kuvendit Ilir Meta në pozicionin e moderatorit të politikës shqiptare dhe më gjerë. Opinionisti Xhezon Katz shkruan për kryetarin e Kuvendit, se është një nga politikanët më me ndikim në vendin e tij dhe rajon, e që ka fituar reputacionin e një njeriu me pikëpamje reformatore dhe si një udhëheqës i vendosur për integrimin Euro-Atlantik të vendit të tij. Autori Xhezon Katz shkruan se, Shqipëria është përballur me sfidat dhe ka arritur të ndërtojë nje shtet demokratik me maxhorancë muslimane, por të përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit, shekullarizmit dhe modernizimit. .Sipas Katz, është përgjegjësia e shteteve të konsoliduara që të mirëpresin hyrjet e reja dhe, aspirata e Shqipërisë për integrimin në BE është tashmë në axhendë.