KRYEFAQJA » LAJME » Xhihadistët, gjykata zbut dënimet, por pakënaqësia e tyre vazhdon
Gjykata merr vendim, të pandehurit falen në bodrumin e gjykatës

Xhihadistët, gjykata zbut dënimet, por pakënaqësia e tyre vazhdon

Gjykata e shkallës së dytë për Krimet e Rënda ka zbutur dënimet për pesë nga 9 të pandehurit në  proçesin e bujshëm për rekrutim të shqiptarëve drejtë Sirisë. Vendimi u dha të mërkurën pas dite në orën 16, ndërsa të pandehurit janë sjellë nën masa të rrepta sigurie që në orën 13.00. Të pandehurit, dhe palët në gjykim, nuk kanë mundur të kenë asnjë informacion për orën e shpalljes së vendimit. Në këto kushte ata e kanë kthyer Gjykatën e Krimeve të Rënda në vënd falje. Të pandehur janë shoqëruar në bodrumin e gjykatës për të kryer ritin e faljes, ndërkohë që trupi gjykues i çështjes ishte tërhequr për vendim në dhomën e këshillimit. Në maj të këtij viti gjykata e shkallës së parë i dënoi të akuzuarit me 126 vite heqje lirie. Pas uljes së dënimit me afro 16 vjet, për 9 të pandehurit, përkrahësit e tyre u shprehën shumë pakënaqur dhe thanë se ditë më të këqia do të vijnë për besimtarët myslymanë në Shqipëri.