KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xho Bajden dhe Donald Tramp, në të njëjtën ceremoni diplomimi në Universitetin e Pensilvanisë
Xho Bajden dhe Donald Tramp, në të njëjtën ceremoni diplomimi në Universitetin e Pensilvanisë

Xho Bajden dhe Donald Tramp, në të njëjtën ceremoni diplomimi në Universitetin e Pensilvanisë

Zëvëndëspresidenti amerikan Bajden dhe kandidati republikan për president Donald Tramp janë gjendur të dy në të njëjten ceremoni diplomimi në universitetin e Pensilvanisë. Por këtë radhë jo si folës dhe as si politikane. Mbesa e zevëndëspresidentit Naomi Tramp dhe vajza e Tramp, Tifani, ishin mes 1500 studenteve që u diplomuan nga Shkolla e Arteve dhe Shkencave në këtë universtitet. Zëvëndëspresidenti Bajden u pa të përqafonte të mbesën gjatë ceremonisë. Ai shoqërohej nga e shoqja Xhill. Ndërsa Tramp-in e shoqëronte bashkëshortja aktuale Melani dhe ish-bashkëshortja Marla Mejpëlls, e ëma e Tifani. Të dy familjet u ulen në radhët e publikut, në një mot jo fort të mirë me erë dhe shi, duke pritur fillimin e ceremonisë. E sapo studentët po fillonin të marshonin, doli dielli dhe çadrat e shiut u zhduken. Mediat amerikane raportojnë që Bajden dhe Tramp nuk pritet që sot të jenë në ndonjë ceremoni tjetër diplomimi, por ku i dihet.