KRYEFAQJA » LAJME » Xho Bajden vizitë sot në Kosovë
EPA/VALDRIN XHEMAJ

Xho Bajden vizitë sot në Kosovë

Zv/presidenti i SHBA-së, Xho Bajden mbërrin sot pasdite në Kosovë, për herë të dytë pas vizitës së majit 2009, pak më shumë se një vit pas shpalljes së pavarësisë. Bajden do të zhvilloje takime me drejtues të lartë të institucioneve. Sipas Ambasadës Amerikane, qëllimi i vizitës së njeriut të dytë në administratën e Barak Obamës, është mbështetja e proçeseve demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova. “Zv/presidenti vjen në Kosovë për të dëshmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimet demokratike në Kosovë, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve ”, bën të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Sipas axhendës së Ambasades Amerikane në Kosovë, zv/presidenti Bajden do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa. Bajden po ashtu do të shkoje për vizitë afër kampit “Bondstill”, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tij të ndjerë, Xhozef R. Bajden. Në vizitën e parë, në 21 maj 2009, zv/presidenti amerikan, në takim me drejtuesit më të lartë të vendit në Prishtinë ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së së pavarësia e Kosovës përbën proces të pakthyeshëm.