KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhon Kerry dhe homologu i tij rus Lavrov, ndodhen në Vienë për të mbështetur bisedimet për paqe
Lavrov u bën SHBA-ve thirrje për të shpëtuar planin për armëpushim në Siri

Xhon Kerry dhe homologu i tij rus Lavrov, ndodhen në Vienë për të mbështetur bisedimet për paqe

17 vende të Grupit ndërkombëtar për mbështetjen e Sirisë, janë mbledhur sot në Vienë për të mbështetur bisedimet për paqe në vendin që po përballet me një luftë disavjecare civile. Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerry dhe homologu i tij rus Lavrov bashkëdrejtojnë këtë takim në përpjekje për të vënë në zbatim marrëveshjen e arritur në muajin shkurt për pushimin e armiqësive në Siri dhe për të diskutuar shpërndarjen e ndihmave në zonat e rrethuara. Si Britania, Franca, BE-ja dhe Liga Arabe, grupi 17 anëtarësh përfshin edhe Arabinë Saudite dhe Turqinë që po kërkojnë të rrëzojnë nga pushteti Presidentin sirian Bashar Al Asad. Pjesemarrës është edhe Irani, një nga aleatët më të rëndësishëm rajonalë të Asad. Gjatë fundjavës që lamë pas, Sekretari amerikan i shtetit Kerri, i cili mori dje pjesë në konferencën për Libinë që u zhvillua po në Vienë, ishte në Arabinë Saudite për të bindur sauditët që rebelet e opozitës të cilët ata i mbështesin të veprojnë në përputhje me përpjekjet diplomatike për vendosjen e paqes në vend, pavarësisht se ata u larguan nga raundi i fundit i bisedimeve në Vienë. I dërguari i OKB-së Stefan de Mistura, ndodhet gjithashtu në këtë takim, duke kërkuar mbështetjen e tij për një raund të ri bisedimesh, pavarësisht përçarjeve që duken gati të pariparueshme mes palëve siriane. Sipas De Misturës, rreth 400 mijë persona janë vrarë gjatë konfliktit pesëvjeçar në Siri, dhe më shumë se gjysma e popullsisë prej 23 milionë banorë janë larguar nga vendi i tyre.