KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhon Kerry ka mbërritur në Bruksel
Xhon Kerry ka mbërritur në Bruksel

Xhon Kerry ka mbërritur në Bruksel

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ka mbërritur dje në Bruksel ku fillimisht është takuar me presidentin e komisionit europian Junker, dhe më pas me kryeministrin Belg Sharl Mishel. Gjatë një konference të përbashkët me Mishel, Kerri u shpreh se Shtetet e Bashkuara të amerikës bashkohen në solidaritet me familjarët e viktimave dhe të të plagosurve.

Xhon Kerri tha se ne do të vijojmë të japim cdo ndihmesë të nevojshme në hetimin e këtyre akteve të urryera të terrorizmit dhe do t’i sjellim përgjegjësit para drejtësisë. Ju treguat solidaritet për viktimat në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani: dhe Europa atëherë deklaroi Une jam amerikan. Kështu që në tani deklarojmë, Une jam nga Brukseli.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan ka konfirmuar se dy shtetas amerikanë kanë humbur jetën gjatë shpërthimeve të Brukselit. Sekretari amerikan i shtetit, pranoi se ka shtetas amerikanë që kanë humbur jetën gjatë sulmeve, por nuk dha një numër specifik viktimash. Më pas, Kerri u takua me mbretin Filip të Belgjikës, si dhe vendosi lule në nder të viktimave pranë aeroportit të Zaventemit.