KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhonson:Mbretëria e Bashkuar do të mbetet e përfshirë në diplomacinë dhe politikën Europiane
EPA/JASON SZENES
EPA/JASON SZENES

Xhonson:Mbretëria e Bashkuar do të mbetet e përfshirë në diplomacinë dhe politikën Europiane

Britania do të qëndroje një fuqi e dedikuar europiane edhe pasi të largohet nga Bashkimi Europian. Në takimin e OSBE-së që po zhvillohet në Gjermani, sekretari i jashtëm britanik Boris Xhonson tha se Breksit nuk do ta hiqte Britaninë nga kontinenti, ndërsa theksoi se pjesëmarrja e tij në këtë takim ishte pjesë e një mesazhi më të gjerë drejtuar botës së çfarëdo qoftë marrëveshja me traktatet e Bashkimit Europian, Mbretëria e Bashkuar nuk largohet nga Europa. “Ne jemi një vend europian, dhe një fuqi e dedikuar europiane. Ne do të qëndrojmë të përfshirë në mënyrë integrale në diplomacinë dhe politikën e kontinentit tonë”, tha Xhonson, një mbështetës i fuqishëm i daljes së vendit të tij nga blloku europian, i cili mori detyrën e sekretarit të jashtëm pas referendumit ku britanikët votuan në favor të Breksit.