KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhorxh Kluni thirrje publike për mbështetjen e refugjatëve sirianë
aktori xhorxh clooney thirrje publike për mbështetjen e refugjatëve siriane

Xhorxh Kluni thirrje publike për mbështetjen e refugjatëve sirianë

Aktori amerikan Xhorxh Kluni u takua me disa familje refugjatesh siriane në Berlin prej nga lëshoi edhe një thirrje për mbështetjen e tyre. I shoqëruar nga bashkëshortja , avokatja Ejmel dhe drejtori i komitetit për shpëtimin ndërkombëtar Dejvid Miliband, aktori u tha refugjatëve: “Unë jam me origjinë irlandeze, para 100 vjetësh, familja ime ishte refugjate në Amerikë. Irlandezët u trajtuan në menyrë të tmerrshmë në Amerikë për një periudhë të gjatë dhe nuk u pranuan, por Amerika mësoi t’i pranojë të gjithë njerëzit dhe idetë”, tha ai. Refugjatët sirianë u treguan mysafirëve historinë e jetës së tyre, bombat dhe vuajtjet në vendin e shkatërruar nga lufta. “Në raste tragjedish thuhet shpesh: po ta dinim, do të kishim bërë diçka, po e verteta është se e dimë të gjithë. Këta nuk janë njerëz që thjesht kanë ikur nga vendi i tyre pa arsye, por kanë ikur për shkak të një tragjedie të pashembullt, janë njerëz që duan të kenë jetën e tyre”, tha aktori Klunej i cili është përfshirë shpeshherë në fushata për çështje humanitare.