KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhorxh Kluni, Ricard Gir dhe Salma Hajek ishin dje në Vatikan
Xhorxh Kluni, Ricard Gir dhe Salma Hajek ishin dje në Vatikan

Xhorxh Kluni, Ricard Gir dhe Salma Hajek ishin dje në Vatikan

Hollivudi zbarkoi sërish në Vatikan pasi aktorët e njohur Xhorxh Kluni, Ricard Gir dhe Salma Hajek, ishin dje mes yjeve të cilët ndoqën një konferencë mbi arsimin në Vatikan ku referoi Papa Francesku. Kluni, Gir dhe Hajek iu dhanë medalje për punën që kanë bërë në promovimin e fondacionit papal Skolas Okurrentes (shkolla që takohen) që ndërlidh teknologjinë me artet, duke synuar integrimin social dhe një kulturë paqeje. Xhorxh shoqërohej në këtë aktivitet nga e shoqja Amal ndërsa Ricard Gir nga e fejuara Alehandra Silva. Por ylli i vërtetë i aktivitetit ishte Papa Francesku, i cili u bombardua nga pyetjet e pjesëmarrësve. Një nga pyetjet ishte nëse do të jepte dorëheqjen si parardhësi i tij Papa Benedikti, së cilës ai iu përgjigj se nuk kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë.