KRYEFAQJA » LAJME » Xhorxh Vela për vizitë në Prishtinë
Xhorxh Vela për vizitë në Prishtinë

Xhorxh Vela për vizitë në Prishtinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Xhorxh Vela qëndroi dje për një vizitë në Prishtinë ku u prit nga homologu i tij Hashim Thaçi. Zoti Vela tha se fluksi i refugjatëve nga lindja ka ndikuar negativisht në heqjen e vizave për Kosovën dhe se ky proçes kishte mudnesi të ecte edhe më shpejt. Megjithatë, sipas tij, Kosova nuk po ndëshkohet, pasi duhet të plotësojë edhe kriteret. Kurse ministiri i jashtëm i Kosovës Thaçi u shpreh se Prishtina pret heqje të shpejtë të vizave nga BE-ja ndërkohë që falenderoi Maltën si një nga vendet e para që ka njohur Kosovën. Në kuadrin e vizitës u nënshkrua edhe një marrëveshje kornizë e bashkëpunimit mes dy vendeve .