KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Xhozef Fajns takohet me Atin e Shenjtë

Xhozef Fajns takohet me Atin e Shenjtë

Mesa duket Vatikani është bërë kohët e fundit ndalesa e preferuar e aktorëve botërore, ndërsa një takim me Papa Franceskun më i kërkuari i momentit për ta. Pas takimit të vecantë që Leo Di Kaprio pati me Atin e Shenjte javën e shkuar, ishte radha e britanikut Xhozef Fajns të takohej me Atin e Shenjte. Ylli i filmit të njohur “Shekspiri i dashuruar”, së bashku me familjen e tij, ka marrë pjesë në meshën e së mërkures që Papa Francesku zhvilloi në Sheshin Shën Pjetri. Pas përfundimit të meshës, Ati i Shenjte ka pershendetur aktorin, ndërsa i ka dhënë një puthje në balle vajzës së tij më të madhe, duke lënë prapa fytyra të qeshura dhe falenderuese. Bashke me aktorin ishte edhe aktorja argjentinase Maria Botto dhe stafi i filmit Rizën, të cilët nuk u anashkaluan nga Ati i Shenjtë. Fajns dhe Botto ndodhen aktualisht në Rome, për të promovuar filmin Rizën, ku Fajns luan rolin e Klavius, një centurion romak të cilit Pont Pilati i ka dhënë detyrën për të hetuar ringjalljen e Krishti. Ndërsa Botto luan rolin e Maria Magdalenes. Filmi është parashikuar të dale në kinema në datën 19 shkurt.