KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Yahoo, tashmë me një pronar të ri
verizon-yahoo, marreveshje, lajme teknologji

Yahoo, tashmë me një pronar të ri

Është zyrtare tashmë, Yahoo do të ketë së shpejti një pronar të ri: Verizon.

Pas javëve të gjata bisedimesh, ditën ë hënë, kompania më e madhe për shërbimet Wireless dhe gjigandi i internetit, kanë rënë dakort për pronësinë.

Verizon do të paguaje 4.83 miliardë dollarë në cash për bizneset bazë të internetit të Yahoosë, të cilat përfshijnë brande si Yahoo mail, Fantasy Sports, faqet e fotografiseFlickr dhe motorin kërkimor Yahoo Search, gjithashtu dhe teknologjitë e reklamimit të kompanisë.

Fundi i pavarësisë së kompanisë Yahoo, nuk është asgjë tjetër veçse emocional. Kompania filloi si “Guida e Xherrit dhe Davidit në web”, kur dy studentë të Stanfordit, Xherri Jang dhe David Filo, e lançuan në vitin 1995 si një direktori për internetin. Shërbimet e Yahoosë luajtën një rol të rëndësishëm për popullarizimin e internetit tek njerëzit e thjeshtë, duke i mësuar ata si të kërkojnë për lajmë, sport, video dhe argëtim.

Yahoo ishtë një nga ‘yjet’ e internetit për një kohë të gjatë, por filloi të zbehej teksa kompani rivale si Facebook apo Google morën zhvillime të menjëherëshme.