KRYEFAQJA » LAJME » Yazdgerdi : SHBA do t’u refuzojë vizat zyrtarëve të korruptuar
Yazdgerdi : SHBA do t'u refuzojë vizat zyrtarëve të korruptuar

Yazdgerdi : SHBA do t’u refuzojë vizat zyrtarëve të korruptuar

Çdo pushtetar shqiptar që kërkon viza për SHBA, mund të të jetë objekt i mohimit nëse është përfshirë në korrupsion. Në thelb kjo ka qenë deklarata e Drejtorit të zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Thomas Yazdgerdi gjatë një intervistë dhënë seksionit shqip të Zërit të Amerikës. “Në rastin e gjyqtarëve atyre u janë mohuar vizat dha baza e këtij mohimi ka qenë korrupsioni” tha ai. Zyrtari lartë amerikan tha se në SHBA një praktikë e tillë bazohet ligjërisht tek dekretet presidencialë dhe kohët e fundit është përdorur në rastin e disa gjykatësve në Shqipëri. “Çdo pushtetar që kërkon viza për në Amerikë, mund të jetë objekt i këtyre dekreteve. Ne do t’i shqyrtojmë rastet për të parë nëse një gjë e tillë është e justifikuar” tha zoti Yazdgerdi.
Në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, zyrtari amerikan preku dhe çështjen e reformës për drejtësi. Ai tha se pret që kjo reformë duhet të miratohet shumë shpejt pasi palët janë afër konsensusit dhe se “Qytetarët shqiptarë duan një sistem drejtësie të pa korruptuar”. Zoti Yazdgerdi i kërkoi ndërkohë qeverisë shqiptare të miratojë ngritjen e Byrosë së Hetimit, por një gjë e tillë sugjeroi të bëhej me një mbështetje të gjerë dhe konsensus politik. “Është e rëndësishme që qeveria të arrijë të miratojë, me sa më shumë mbështetje që mundet, ligjet përkatëse për këtë byro. Ne e dimë se qeveria është e interesuar për të patur një Byro Kombëtare Hetimi, pak a shumë si FBI-ja amerikane. Ne mendojmë se kjo është një ide e mirë dhe e mbështesim atë. Ajo do të merrej me ndjekjet penale të nivelit të lartë, me korrupsionin në nivele të larta. Kjo është e rëndësishme” tha drejtori i zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Thomas Yazdgerdi gjatë një intervistë dhënë seksionit shqip të Zërit të Amerikës.