KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Yjet e së ardhmes”, film i kushtuar moshës së tretë
yjet-e-se-ardhmes-film-gaz-paja-margarita-xhepa-tinka-kurti-ema-andrea-elia-zaharia

“Yjet e së ardhmes”, film i kushtuar moshës së tretë

Ciaku i parë i një filmi është si pagëzimi i një fëmije, ndaj starti i xhirimeve të filmit “Yjet e së ardhmes” ka mbledhur në set aktorët që i kanë dhënë portret plot emocione kinemasë shqiptare në vite. Regjisori dhe producenti Edmond Topi ka thirrur për filmin e tij kushtuar moshës së tretë një kast yjesh që i qëndrojnë bukur edhe titullit te filmit.

Ndërsa aktoret e kanë marrë me shumë entuziazëm xhirimin e këtij filmi edhe sepse ju ofron atyre mënyrën për të qënë sërish afër publikut.

Historia zhvillohet në një azil ku të moshuarit i tregojnë botës se mund të jenë yje pasi secili prej tyre ka një talent, Margarita Xhepa është një violiniste e talentuar ndërsa Tinka Kurti një zonjë me shumë pasione.

Talentet e tyre do të evidentohen nga një artist që rastësisht do të vijë në azil dhe do të krijojë një grup që pas censurës nga drejtoresha e azilit suksesin do ta gjejë përmes një koncerti i cili hidhet në Youtube dhe të gjithë çmenden për “Yjet e së ardhmes”.

Filmi “Yjet e se ardhmes” me një skenar të përshtatur nga gjermani Uli Bree, sjell historinë e moshës së tretë trajtuar me nota humori ku pikat e forta janë aktore si Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea, Gazmend Paja, Karafil Shena, Elia Zogu Zaharia, Karafil Shena.