KRYEFAQJA » LAJME » IP harton manualin për vlerësimin e rriskut në punë
dritan ylli

IP harton manualin për vlerësimin e rriskut në punë

Rritja e sigurisë për jetën e punonjësve dhe krijmit të kushteve për një punë të denjë do të përbëje fokusin e inspektimeve dhe kontrolleve nga ana e Inspektoriatit të Punës. Gjatë një takimi mes sindikatave, përfaqësues të biznesit dhe këtij Inspektoriati është prezantuar një manual praktik për vlerësimin e rriskut në punë. Drejtori i këtij inspektoriati, Dritan Ylli vlerësoi bashkëpunimin me ta, rezultat i të cilit ishte dhe ky manual. Një nga sektorët më të riskuar nga aksidentet në punë mbetet ai i ndërtimit. Edhe për Inspektoriatin e Punës ai rezulton si një nga më të monitoruarit.