KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ylli i futbollit Beckham mbështet qëndrimin e Britanisë në BE
becks-europe

Ylli i futbollit Beckham mbështet qëndrimin e Britanisë në BE

Ylli anglez i futbollit, David Beckham, ka mbështetur qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian. “Për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre, ne duhet të përballemi me problemet e botës së bashku dhe jo vetëm”, ka thënë ish-futbollisti i Manchester United. Më 23 qershor, në Britani mbahet referendumi për vazhdimin ose jo të anëtarësisë në BE. “Jetojmë në një botë shumë energjike, ku së bashku jemi të fuqishëm. Për këtë arsye do të votoj për mbetjen në BE”, ka thënë Beckham përmes një postimi në Facebook, dy ditë para referendumit. Beckham, 41 vjeç, ka theksuar edhe ndikimin evropian në karrierën e tij, gjatë së cilës ka fituar 19 trofe të rëndësishme dhe ka kaluar katër vjet në Real Madrid. Ai ka luajtur po ashtu në Milan dhe Paris. “Këto qytete të mëdha evropiane dhe tifozët e tyre të pasionuar më kanë mirëpritur mua dhe familjen time dhe na e kanë dhënë mundësinë t’i shijojmë kulturat e tyre unike dhe frymëzuese”, ka thënë ish-mesfushori Beckham.