KRYEFAQJA » LAJME » Yzberisht,Veliaj: Sigurohet furnizimi me ujë për 30 mijë banorë
Yzberisht,Veliaj: Sigurohet furnizimi me ujë për 30 mijë banorë

Yzberisht,Veliaj: Sigurohet furnizimi me ujë për 30 mijë banorë

Rreth 30 mijë banorët që jetojnë në zonën e Yzberishtit, Unazës së Re dhe fushën “Misto Mame” do të furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm, pasi një periudhë të gjatë mungese të rrjetit të ujësjellësit. Falë një investimi të UKT, është vënë në punë depoja me kapacitet 4 mijë metra kub, si dhe rrjeti i ri i ujësjellësit. Ky është investimi i parë i bashkisë në këtë zonë që do të pasohet edhe nga të tjerë, në infrastrukturën urbane. Me investimin e kryer prej 1.2 km rrjet dhe ndërtimin e depos 4000 metra kub, katërfishohet volumi i ujit që shpërndahet në zonë.