KRYEFAQJA » LAJME » Zaev: Ivanov goditi shtetin! Qytetarët mos të bien pre e provokimeve!
Zaev: Ivanov goditi shtetin! Qytetarët mos të bien pre e provokimeve!

Zaev: Ivanov goditi shtetin! Qytetarët mos të bien pre e provokimeve!

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka akuzuar presidentin Gjorgje Ivanov për rëndim të situatës politike në Maqedoni, pasi ky i fundit nuk i dha mandatin për formimin e qeverisë. “Ivanov, me vendimin për të mos e dhënë mandatin goditi shtetin. Ai thelloi edhe më shumë krizën, duke injoruar 67 nënshkrimet e deputetëve. Me këtë sjelle edhe një herë ai doli në mbrojtje të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së”, tha pretendenti për kryeministër i Maqedonisë Zaev. “Presidenti duhet ta tërheqë këtë vendim dhe ta ndajë mandatin, sepse këtë e garanton Kushtetuta” shtoi kreu i LSDM Zoran Zaev. Ai tha se LSDM nuk do të lejojë që dikush të luajë me shtetin. “Koncepti të cilin e mbështetën shumica e qytetarëve është e ardhmja e Maqedonisë. Ju bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve” tha Zaev.