KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Zana Çela drejtore e re e TKOB
Zana Çela drejtore e re e TKOB

Zana Çela drejtore e re e TKOB

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Zana Çelën si drejtuesen e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në vend. Ajo zëvendëson në këtë post ish-balerinin e njohur Ilir Kerni, i cili dha dorëheqjen para pak kohësh, pas një qëndrimi gati trevjeçar. Kandidati tjetër për këtë post ishte tenori Josif Gjipali.