KRYEFAQJA » LAJME » Zbardhen detaje të reja rreth vrasjes në Dajç
Ndalohet vrasësi i Dajçit

Zbardhen detaje të reja rreth vrasjes në Dajç

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dajç të Shkodrës. Autori i vrasjes Miklovan Parubi mësohet se kishte patur një mosmarveshje me një prej të plagosurve, 35 vjeçarin Ndok Markun i cili ka qenë edhe shenjestra e tij. Por pronari i lokalit i cili u bë edhe viktima e parë 42 vjeçari Arjet Saiti ka tentuar ti marë armën Parubit. Nga hetimet e Policisë së Shkodrës mësohet se autori për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga konsumimi i tepërt i alkoolit ka shtënë pa kontroll. Ai ka bërtitur më herët duke thënë se do u vras të gjithëve duke shkrepur këmbëzën e kallashnikovit dhe me breshëri plumbash ka vrarë Arjet Saitin dhe Gacalin Kopështin. Policia lokale është angazhuar e gjitha me forcat maksimale për kapje e autorit madje ka venë në dispozicion edhe 5 milion lekë të vjetra për çdo informacion që do të zbulonte vendndodhjen e autorit. Drejtoria e policisë Shkodër njofton se do të ruaj anonimatin e cdo personi që ndihmon me të dhëna për vendndodhjen e autorit të vrasjes së dyfishtë si dhe ka publikuar numrat e kontaktit për çdo informacion në lidhje me ngjarjen.