KRYEFAQJA » LAJME » Zbulohen antibiotikët dhe aspirinat e Neandertalit
Zbulohen antibiotikët dhe aspirinat e Neandertalit

Zbulohen antibiotikët dhe aspirinat e Neandertalit

Edhe njerëzit e Neandertalit përdornin antibiotikë dhe aspirina, ose të ngjashme me to. Ishin një përzierje bimësh të cilave ia njihnin mirë vetitë shëruese. Gjurmët e tyre kanë mbetur të bllokuara mes gurzave të dhëmbëve, sëbashku me dëshmi të tjera të dietës së tyre. Këtë e ka nxjerrë në pah një studim i universitetit Australian të Adelaides që është publikuar në revistën Nature.

Njerëzit e Neandertalit kishin një njohje të vërtetë të mjedisit që i rrethonte. Kjo u lejonte atyre të kishin një dietë të pasur dhe të larmishme, që përmbante mishin dhe perimet, por edhe të përzgjidhnin dhe të përdornin bimë të përcaktuara sipas funksionit të vetive të tyre shëruese. Për të kuptuar më mirë dietën e njerëzve të Neandertalit grupi i kërkimit i drejtuar nga Laura Weyrich ka analizuar gurëzat e dhëmbëve të pesë individëve që kanë jetuar në vende të ndryshme të Europës.

Rezultatet më interesante kanë dalë nga mbetjet e gjetura në El Sidron në Spanjë. Duke analizuar mbetjet e ushqimeve të bllokuara mes dhëmbëve kërkuesit kanë arritur të zbulojnë edhe sëmundjet nga të cilat këta individë vuanin gjatë jetës. Për shembull kanë gjetur gjurmë të mikrorganizmave që kanë shkaktuar infeksione në stomak. Pastaj, në nofull, një lungë e fortë kishte lënë një plagë. Gjurmë të substancave të tjera të gjetura gjithnjë në gurëzat treguan se njerëzit e Neandertalit shëroheshin me plep, një pushues dhimbjesh i natyral, dhe myk Peniciliumi, prodhues antibiotiku nga i cili marrin emrin penicilinat.

Një studim i mëparshëm, i bërë gjithnjë në El Sidron, kishin treguar qartësisht se njerëzit e Neandertalit njihnin vetitë shëruese dhe ushqyese të disa bimëve, meqë janë gjetur gjurmë molekulash të kamomilit dhe akilesë njëmijëgjethëshe, që me shumë mundësi janë marrë për të tretur ushqimet e rënda.