KRYEFAQJA » LAJME » Zbulohen më shumë bimë kanabis në Mat
mat, bime kanabis, kanabis sativa, asgjesohen, policia

Zbulohen më shumë bimë kanabis në Mat

 

Policia e Matit ka asgjësuar 10.600 bimë narkotike kanabis sativa dhe ka shpallur në kërkim kultivuesin e drogës, Fatmir Shehu, 45 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në njërën nga dhomat u gjet një sasi lënde narkotike, në formë boçeje, në proces tharje, me peshë rreth 2 kilogramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po në vijim të veprimeve gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në afërsi të vendit ku u gjetën të kultivuara 10600 bimët narkotike, është gjetur i braktisur një automjet tip “Toyota”, me targa AA 598 AM. Nga verifikimi në sistem rezultoi se këto targa nuk i përkasin këtij mjeti i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.