KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zbulohet identiteti i vërtetë i bashkëpunëtorit të terroristeve që sulmuan Parisin
Zbulohet identiteti i vërtetë i bashkëpunëtorit të terroristeve që sulmuan Parisin

Zbulohet identiteti i vërtetë i bashkëpunëtorit të terroristeve që sulmuan Parisin

Prokurorët belge kanë zbuluar identitetin e vërtetë të një bashkepunëtori të terroristëve të sulmeve që tronditën Parisin nëntorin e vitit të shkuar. Ai është 24 vjecari Naxhim Laashruai, i njohur me identitetin fals Sufjan Kajal. Laashruai pati marrë me qera apartamentin pranë qytetit belg të Namyr ku u planifikuan sulmet. Në 9 nëntor 2015, ai ka udhëtuar me identitetin e rremë Sufjan Kajal në kufirin mes Austrisë dhe Hungarisë së bashku me Salah Abdeslam dhe Muhamed Belkaid. Të tre këta persona pretenduan se ishin turistë që udhetonin për në Viene dhe nuk ngjallen dyshime kur u ndaluan nga policia. Belkaid u vra javën e shkuar në një operacion policor në Bruksel. Besohet se Abdeslam është i fundit anëtar i gjallë i skuadrës xhihadiste që ndërmorri sulmet në Paris. Ndërkohë policia belge u ka bërë thirrje qytetarëve të japin cdo informacion të mundshëm mbi vendndodhjen e bashkëpunëtorit Naxhim Laashruai apo sic njihet me identitetin e rremë Sufjan Kajal.