KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zbulohet kontinenti i 7-të; Zelandia ështe 94% e zhytur në ujë
zelandia, kontinent i ri, zbulohet, prane australise dhe zelandes se re, shkence, zbulim

Zbulohet kontinenti i 7-të; Zelandia ështe 94% e zhytur në ujë

Zona rreth 5 milionë kilometra katrorë është një bllok i vazhdueshëm dhe i ndarë nga një kore toke dhe është e pozicionuar në Oqeanin Paqësor. Zelanda e Re, është pjesa e saj më e rëndësishme e tokës. Pra janë shtatë dhe jo gjashtë siç ishte besuar deri më tani për kontinentet tokë. Ky zbulim u bë duke u bazuar në një hulumtim të publikuar në GSA Today, revistën e Geological Society of America. Kontinenti i “ri”, sipas studiuesve, është në fakt Zealandia, pak a shumë me të njëjtën madhësi si nënkontinenti indian, afro 5 milionë kilometra katrorë të vendosura rreth Zelandës së Re , dhe e zhytur në 94% të kufirit të saj. Ky kontinent gjithashtu përfshin Kaledonian e Re, Norfolk Island, Lord Howe Island, shkëmbinjtë e Elizabeth dhe Middleton në jugperëndim të Oqeanit Paqësor. “Zealandia është një demonstrim praktik se si në shkencat natyrore është e mundur të injorohet fenomene të madhe dhe të qarta”, shkruajnë studiuesit, të udhëhequr nga Nick Mortimer, gjeolog në Dunedin, Zelanda e Re. Deri më tani kontinentet e njohura (gjashtë dhe jo pesë siç besohet zakonisht) ishin Euroasia, Afrika, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, Oqeania dhe Antarktida.