KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zbulohet nëndetësja britanike me 71 kufoma
nendetesja

Zbulohet nëndetësja britanike me 71 kufoma

Hekurishtja e mbytur e një nëndetëseje britanike e Luftës së Dytë Botërore me 71 trupat e ekuipazhit brenda saj është zbuluar nga zhytësit pranë brigjeve të Sardenjës në Itali. Nëndetësja P311 u zhduk në mënyrë të mistershme përpara 73 vjetësh në Mesdhe dhe u gjet në një thellësi prej 100 metrash pranë ishullit të Tavolaras nga zhytësi me përvojë Massimo Domenico Bordone, raporton “The Independent”. Nëndetësja u gjet pasi Z. Bardone vuri re një objekt 84 metra të gjatë dhe 80 metra të gjerë kur po kërkonte në një thellësi prej 80 metrash. HMS P311 u zhduk së bashku me ekuipazhin e saj në janar 1943, pasi kontaktoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri. Zbulimi konfirmon se që të gjithë ata që ishin në bord vdiqën. Anija ngeci në fundin e detit në Gallurese, duke u kthyer në një arkivol hekuri dhe duke e lënë stafin pa oksigjen. Ekspertët mendojnë se nëndetësja nuk ka futur ujë brenda që nga momenti i mbytjes.