KRYEFAQJA » LAJME » Zbulohet një impiant prodhimi bimësh narkotike
Zbulohet një impiant prodhimi bimësh narkotike

Zbulohet një impiant prodhimi bimësh narkotike

Prodhimi i bimëve narkotike në Shqipëri duket se po synon metoda të sofistikuara. Në Gjirokastër Specialistët e Sektorit për Narkotikët kanë zbuluar një magazinë, e cila ishte përshtatur si impiant për prodhimin e Cannabis Sattiva. Pronari i saj në rreth 70 metra katrorë kishte mbjellur rreth 350 bimë narkotike të cilat ngroheshin me anë të llampave halogjene. Lartësia e tyre ishte nga 25 cm deri 40 cm. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin  Muzafer Mamo, 56 vjeç, lindur në Lazarat, Gjirokastër. Autoritetet e luftës kundër drogës mendojnë se ky nuk është një rast i veçuar. Sipas tyre pas aksioneve të shumta në terren kundër mbjelljes së bimëve narkotike, prodhuesit e tyre duket se po synojnë mundësi të tjera.