KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zbulohet një mumje 4500 vjeçare në Peru

Zbulohet një mumje 4500 vjeçare në Peru

Arkeologët kanë zbuluar mumjen 4500 vjeçare të një gruaje të kastës së lartë në Peru, çka mund të hedhë dritë mbi fakte të reja për qyteterimin Karal. Mumja u gjet në fshatin antik Aspero në Perunë lindore, së bashku me objekte me dizenjime kafshësh dhe shpendësh bregdetare dhe atyre te xhungles. Këto simbole kafshësh tregojnë një tregti që mund të ketë qenë zhvilluar mes Asperos dhe qytetit Karal, qytetërimi më antik i llojit te tij në kontinentin amerikan. Karalët mendohet se janë paraardhësit e popullit Inka. Qytetërimi Karal daton ne vitin 2600 para erës kristiane, 4000 vite para Inkëve. Sipas Ruth Shejdi-t, drejtore e sitit arkeologjik Karal, mumja e gjetur në Aspero mund të jetë e një gruaje rreth 40-50 vjeç, ndërsa objektet e varrosura me të tregojnë statusin e saj të lartë social. Menyra sesi ajo është varrosur tregon ekzistencën e barazisë gjinore në qytetrimin Karal, pasi edhe gratë ashtu si burrat luanin role drejtuese dhe mund të gëzonin statuse të larta shoqërore deri para 1 mijë vitesh.