KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zëdhënësi i KE-së: Juncker nuk do të japë dorëheqjen
Zëdhënësi i KE-së: Juncker nuk do të japë dorëheqjen

Zëdhënësi i KE-së: Juncker nuk do të japë dorëheqjen

“Jo, presidenti nuk do të japë dorëheqjen”. Kështu tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Alexander Winterstein, duke kundërshtuar ata që kërkonin një koment rreth shkrimeve të botuara në shtypin gjerman sipas së cilave Jean Claude Juncker nuk është i sigurtë nëse do të rrijë në vendin e tij apo mund të japë dorëheqjen në rast se presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz që konsiderohet nga PSE kandidat për rikonfirmimin e mandatit të tretë, nëse vendos të marrë pjesë në fushatën zgjedhore gjermane apo të marrë një detyrë qeveritare.

Winterstein foli për lajmet e mediave gjermane si “një dalje lajmesh” që “nëse është ashtu pasqyron një këndvështrim të njëanëshëm të gabuar dhe të zgjedhur” që jep “një përkthim keq” të asaj çfarë ka dashur të thotë Juncker. Megjithatë zëdhënësi nuk ka pranuar të japë një tjetër shpjegim të fakteve për të cilat shkruan media gjermane.