KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zëdhënësi i Merkel: Dënimi me vdekje në Turqi bllokon bisedimet me BE-në
Zëdhënësi i Merkel: Dënimi me vdekje në Turqi bllokon bisedimet me BE-në

Zëdhënësi i Merkel: Dënimi me vdekje në Turqi bllokon bisedimet me BE-në

Rivendosja e dënimit me vdekje në Turqi do të bllokonte bisedimet për bashkangjitjen e Ankarasë me Bashkimin Europian. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert.

“Jemi krejtësisht kundër dënimit me vdekje. Një vend që e vë në punë nuk mund të jetë anëtar i Bashkimit Europian”, spjegoi zëdhënësi i Merkel duke i quajtur “shqetësuese” fjalët e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan rreth mundësisë së rivendosjes së dënimit me vdekje.