KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zelanda e Re goditet sërish nga tërmeti

Zelanda e Re goditet sërish nga tërmeti

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.3 goditi ishullin jugor të Zelandës së Re. Lëkundja u regjistrua në 13:45 me orën lokale, në thellësinë prej 10 km në verilindje të Krajsçërç, ashtu si tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi të njëjtën zonë pak pas mesnatës, duke nxitur edhe alarmet për tsunami. Një lum i madh i prekur nga rrëshqitja e dheut ka dalë nga shtrati, duke përmbytur zonat e afërta. Dy persona raportohet që të kenë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm. Banorët që jetojnë atje u urdhëruan të zhvendoseshin menjëherë në zona më të larta. Tërmeti i parë u pasua nga qindra lëkundje të tjera, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Autoritetet u mobilizuan për evakuimin e banorëve përgjatë bregdetit lindor.Dallgë mbi 2 metra të larta u përplasen në breg, 2 orë pas tërmetit të parë. Autoritetet e hoqën më pas alarmin për tsunami, por paralajmëruan qytetarët të qëndronin larg bregut.