KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zelandë e Re: 100.000 rrëshqitje dheu pas tërmetit
Zelandë e Re: 100.000 rrëshqitje dheu pas tërmetit

Zelandë e Re: 100.000 rrëshqitje dheu pas tërmetit

Pas tërmetit të fuqishëm 7,8 ballë Richter që ka goditur të hënën veriun e ishullit jugor të Zelandës së Re, në vend është një gjendje e jashtëzakonshme si shkak i rrëshqitjeve të dheut.

Sipas Geonet, adresa e internetit e Zelandës së Re që vëzhgon fenomenet sizmike, janë 100.000 rrëshqitje dheu të regjistruara deri tani që kanë shkaktuar mbylljen e disa rrugëeve në zonën e goditur.

Ndërkohë vazhdojnë lëkundjet rregulluese, dias prej të cilave kanë shkuar mbi 6 ballë të shkallës Richter. Në 12 orët e fundit janë regjistruar 313 lëkundje dhe 1.212 lëkundje përgjithësisht pas tërmetit të fuqishëm.