KRYEFAQJA » LAJME » Zërat dalin jashtë FFK-së: Hasi mund të zëvendësojë Bunjakun
Zërat dalin jashtë FFK-së: Hasi mund të zëvendësojë Bunjakun

Zërat dalin jashtë FFK-së: Hasi mund të zëvendësojë Bunjakun

Ka shumë zëra që flasin për një zevendësim të mundshëm të trajnerit të Kosovës Albert Bunjaku me trajnerin Besnik Hasi. Këto zëra që vijnë dhe shtohen kanë dalë nga ambjentet e Federatës së Futbollit të Kosovës, njoftojnë mediat kosovare.

Hasi drejtoi me shumë sukses Anderlehtin në Belgjikë ku e nxori edhe kampione në kampionat. Më pas ai shkoi te Legia e Varshavës (me 4 qershor 2016) nga u shkarkua pas humbjes së thellë në Ligën e Kampioneve 0-6 kundër Borusias së Dortmundit (14 shtator) dhe humbjes në kampionatin polak në shtëpi 2-3 kundër Zaglebi Lubin (18 shtator). Një ditë më pas Hasi mbeti pa skuadër. Largimi i trajnerit gjakovar nga Legia dhe dy humbjet e Kosovës në ndeshjet kualifikuese për në Russi 2018 i hapën rrugë edhe bisedimeve me presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri.

Edhe pse Bunjaku rrezikon shkarkimin, pasi në tre ndeshjet kualifikuese ka arritur të marrë vetëm një pikë, nuk ka gjë zyrtare pasi krerët e federatës nuk duan të nxitohen. Megjithatë zërat për një trajner të ri të Kosovës janë shtuar, duke kaluar muret e institucionit më të lartë futbollistik, dhe flasin për Hasin si trajner. Ky i fundit tani është “i papunë” dhe ky mundet të jetë edhe çasti i tij për t’u bërë përzgjedhës i përfaqësueses më të re të kontinentit.