KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zëvëndëspresidenti amerikan Bajden do vizitoje javën e ardhshme Prishtinën
EPA/SHAWN THEW
EPA/SHAWN THEW

Zëvëndëspresidenti amerikan Bajden do vizitoje javën e ardhshme Prishtinën

Zëvëndëspresidenti amerikan, Xho Bajden gjatë vizitës që do ta zhvilloje javën e ardhshme në Prishtinë, do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin Isa Mustafa, por jo edhe me liderët e partive opozitare. Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë temë e këtyre takimeve pritet të jenë luftimi i korrupsionit dhe terrorizmit, stabiliteti rajonal, dialogu me Serbinë, si dhe përcaktimi i vijës kufitare me Malin e Zi. Zv/presidenti Bajden, mbërrin të martën mbrëma në Prishtinë, ndërsa të mërkuren paradite do të zhvilloje takime dypalëshe me presidentin dhe kryeministrin e vendit. Bajden do të vizitoje edhe kampin Bondstill ku janë të vendosura forcat amerikane të KFOR-it, për të marrë pjesë në cermoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Xhozef Bajden III.