KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjatet gjendja e jashtëzakoshme në Turqi

Zgjatet gjendja e jashtëzakoshme në Turqi

Presidenti i turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se edhe një vit tjetër po të zgjatet kjo gjendje, përsëri mund të mos jetë e mjaftueshme. Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme ka si qëllim luftimin e terrorizmit. Në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshëm 1 vjeçare, në fillim 3 muaj, më pas edhe 3 muaj dhe së fundmi u zgjat me 6 muaj. A i shprehet ndokush nga bota Francës ‘pse shpallët një vit gjendje të jashtëzakonshme?’. Prandaj nuk i mbështes zërat e opozitës që thonë se një vit gjendje e jashtëzakonshme për Turqinë nuk është e drejtë. Jini të durueshëm, ndoshta nuk do të mjaftojnë as 12 muaj për këtë, tha presidenti. Ai i bëri komentet nga pallati presidencial në një kohë kur, natën e së mërkures, këshilli i sigurisë kombëtare e vendosi të zgjasë me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshëm të vendosur me 15 korrik, kur ndodhi gushti i dështuar i shtetit.