KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhje në universitetet publike
Universitetet publikojnë kuotat e lira, maturantët të nxitojnë

Zgjedhje në universitetet publike

Në të gjithë universitetet publike të Shqipërisë, studentet dhe stafi akademik, i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj. Nëpërmjet votës së drejtëpërdrejtë do të zgjidhen 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh. Një trupë prej 170 vëzhguesish, mes tyre edhe punonjës të Ambasadës së Sheteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë, po monitorojnë procesin. Komisioni, ka kërkuar bashkëpunimin e policisë së Tiranës për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimit. Drejtuesit e Universiteteve zgjidhen një herë në 4 vjet. Ligji i ri arsimit të lartë,  kufizon zgjedhjen e rektorëve dhe dekanëve deri në dy mandate.