KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhje të reja në kavajë pas dorëheqjes së Elvis Roshit
Zgjedhje të reja në kavajë pas dorëheqjes së Elvis Roshit

Zgjedhje të reja në kavajë pas dorëheqjes së Elvis Roshit

Vetëm një ditë më parë, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, Kryetari i Bashkisë së Kavajes, Elvis Rroshi, për shkak të një dënimi të marrë si minoren, në moshën 16-vjeçare, periudhë në të cilën ka qënë në emigrim në Itali. Pas dorëheqjes së tij, pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja për kryetar të kësaj bashkie. Hapi i parë do të jetë pranimi i dorëheqjes së z. Rroshi, nga kryeministri Edi Rama. Më pas, siç parashikohet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë, do ti jepet dijeni Presidentit të Republikës, i cili cakton datën e zgjedhjeve të reja. Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi i marrë për ndërprerjen e mandatit. Ndërkohë vetë z. Rroshi ka thënë se do të nise betejën ligjore për tu kthyer sërish në detyrë dhe për të vertetuar pafajësinë e tij. Një ditë më parë, ish-kreu i bashkisë Kavajë dha dorëheqjen për shkak të një dënimi të marrë si minoren në Itali, dënim për të cilin tha se nuk ka qënë në dijeni.