KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë në Dibër
bashkia diber, zgjedhjet ne diber, kryetari

Zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë në Dibër

Bashkia Dibër sot është në zgjedhje. 57 mijë e 18 persona me të drejtë vote jane thirrur për të zgjedhur kryebashkiakun që do i drejtojë në tre vitet e ardhshme. Përballë njëri- tjetrit janë Muharrem Rama, kandidat i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe Sherefedin Shehu, kandidat i koalicionit “Aleanca popullore për Punë dhe Dinjitet”. Kandidati i majtë ka mbështetjen e PS-së, LSI-së, Partise Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë. Ndërsa në koalicionin e djathtë janë regjistruar 12 subjekte politike, mes tyre aleati i përhershëm i PD, Partia Republikane. Bie në sy bashkimi i Aleancës Kuq e Zi me kampin e djathtë. Në 15 njësitë Administrative janë ngritur 118 Qëndra Votimi. Zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Dibr po mbahen, pasi Këshilli i Ministrave shkarkoi ish kryetarin e kësaj bashkie Shukri Xhelili nga kjo detyrë, me 13 maj të këtij viti për shkelje të rënda etike. Gjatë fushatës elektorale tre javore ka patur dhe raste tensioni e akuzash nga te dy koalicionet, për tendenca blerje votash e manipulim procesi. Për monitorimin e procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 268 vëzhgues.