KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Dibër, Muharrem Rama zgjidhet si kandidatura e PS
Rama drejt bashkisë

Zgjedhjet në Dibër, Muharrem Rama zgjidhet si kandidatura e PS

Mjeku kirurg Muharrem Rama është kandidati i koalicionit mazhoritar, në garën për kreun e bashkisë së dibrës. Zoti Rama është prezantuar gjatë pasdites së të dielës, me strukturat e partisë socialiste në Dibër. Me 11 shtator, do të mbahen zgjedhjet ku dibranët do të vendosin se kush do të jetë kryetari i ri i bashkisë së tyre. Gara do të zhvillohet mes kandidatit të koalicionit të majtë, Muharrem Rama , dhe kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu . Prezantimi i kandidatit Rama në Peshkopi u bë nga nga ministri Damian Gjiknuri në cilësinë e koordinatorit të kryesisë së PS për Qarkun Dibër.