KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Dibër, PD kallzim në prokurori
Përfundojnë votimet për Bashkinë e Dibrës, PS dhe PD deklarojnë fitoren

Zgjedhjet në Dibër, PD kallzim në prokurori

Dhjetë dite para zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Dibrës, Partia Demokratike, më e madhja e opozitës së djathtë, depozitoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas saj një grup njerëzish që përbëjnë një grup kriminal, po blen vota dhe kanos votuesit dibranë për llogari të kandidatit të majtë. Në kallëzim të depozituar nga nën kryetari i demokrateve Edi Paloka, Partia Demokratike rendit faktet që sipas saj provojnë këtë presion që po ushtrohet sipas kësaj force politike prej 10 ditësh. Sipas PD-së ky grup kriminal përbëhet nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it.
Ndërkohë në të gjithë qarkun vazhdon me intensitet fushata elektorale. Zyrtarët më të lartë të maxhorancës dhe opozitës gjenden në terren në mbështetje të kandidatëve. Të majtët kanë propozuar mjekun Muharrem Rama, ndërsa të djathtët ish zevendësiministrin e finacave, deri tani deputeti i PD Sherefedin Shehun. Të dy palët i konsiderojnë këto zgjedhje si test për punën e qeverisë Rama, por edhe si parapërgatitje për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që pritet të mbahen në mesin e viti të ardhshëm.