KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Dibër, PD: “Nuk do të lejojmë blerjen e votave”
sheferedin shehu, pd, deklarate elektronike, zgjedhjet ne diber

Zgjedhjet në Dibër, PD: “Nuk do të lejojmë blerjen e votave”

Gjatë ditës së sotme vëmendja kryesore do të jetë në Dibër, ku mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Mbi 57 mijë qytetarë me të drejtë vote janë ftuar të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë që do i drejtojë në tre vitet e ardhshme. Në këte garë janë Muharrem Rama, kandidat i koalicionit te majte dhe Sherefedin Shehu, kandidat i koalicionit të djathtë.

Por ende pa nisur votimi, para orës shtatë të mëngjesit PD ka shpërndarë në menyrë elektronike një deklaratë për shtyp, ku Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike pretendon për tendencë blerje votash apo shantazh ndaj votuesëvë. “Banorët e Maqellarës kapën në mesnatë duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Artan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve për Dibrën, i kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës. Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, shef i Komisariatit të Peshkopisë i kane dhënë mbështetje këtij krimi elektoral.”, thuhet në deklaratën e Shtabit Elektoral të PD në Dibër.

“Partia Demokratike i siguron qytetarët e Dibrës së nuk do të lejojë me asnjë çmim tjetërsimin e vullnetit të tyre nga bandat e Edi Ramës. Vota është e shenjtë. Asnjë presion, asnjë kriminel me mbrojtje shtetërore nuk do ta ndalë dot vullnetin e dibranëve.”-thuhet më tej në deklaratë.